Nuk ka prodhuar gola pjesa e parë e finales së Champions League mes Real Madridit dhe Liverpulit, por ka pasur dy dëmtime serioze që ia kanë prishur bukurinë finales.
Pas gjysmë ore lojë është dëmtuar Mohamed Salah, i cili pas një dueli me Sergio Ramos ka marrë një goditje të fortë në shpatull dhe zëvendësimi ka qenë i paevitueshëm, me egjiptianin që ka lënë fushën i përlotur duke u zëvendësuar nga Lalana, ndërsa në tribuna tifozët humbën zërin.
Ndërkaq, pas pak minutash u dëmtua edhe Dani Karvahal, i cili pësoi një tërheqje dhe doli mes lotëve, duke u zëvendësuar nga Naço.