Kanë filluar largimet e para nga skuadra e Vllaznisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, mesfushori 22-vjeçar, Dejvi Bilali, ka njoftuar prishjen e marrëveshjes me konsensus.
Futbollisti elbasanas iu bashkua Vllaznisë në fillim të sezonit pas një eksperience të shkurtër te Teuta. Bilali luajti 16 ndeshje me ekipin shkodran, 9 prej të cilave si titullar.