“Fillimisht nuk na ka ecur fati“, Ismajlgeci shpalos dëshirat për të ardhmen: Shpresoj të iki dhe unë si Muçi

Tirana është rikthyer te rezultatet pozitive dhe nesër do të kërkojë fitoren e 3-të radhazi përballë Kastriotit. Kureshtjen e mediave në prag të këtij takimi e ka shuar Marsel Islmajlgeci në kampin bardheblu. Mbrojtësi i talentuar beson te fitorja, ndërsa kur flitet për të ardhmen e tij shprehet se fo të donte të kishte të njëjtin fat si Ernest Muçi.

“Dy fitoret e fundit na kanë bërë mirë. Besoj do të fitojmë edhe këtë ndeshje. Shpresoj që edhe unë të largohem ashtu si Muçi, por për sa kohë jam këtu tek Tirana do të bëjë më të mirën dhe të fokusohem vetëm këtu.

Fillimisht në dy ndeshje nuk na ka ecur fati, pavarësisht punës së mirë të trajnerit. Tashmë jemi duke fituar dhe kemi bërë mirë këto ndeshje. Besoj do të vazhdojmë kështu. Titulli kampion? Ne fokusohemi vetëm tek ndeshja e radhës, ai është objektivi ynë. Europa? Le të shohim, t’i marrim ndeshjet një nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart”, ka thënë Marsel Ismajlgeci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online