“Hysaj e di sa fjalë të bukura ka thënë Gatuzo”, gazetari italian tregon raportin e shkodranit me trajnerin

Në fund të sezonit do të shpallë divorcing përfundimtar me Napolin, por kjo nuk e ka penguar Xhenaro Gatuzon të aktivizojë Elseid Hysajn në fushën e lojës. Madje, duke dalë edhe kundër presidentit De Laurentis, i cili kërkon që shkodrani së bashku me Maksimoviç të qendrojnë në stol për vetë faktin se kontrata e tyre skadon për vetëm disa muaj.

Por fjalët e kreut të klubit italian kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi Gatuzo duket se ka një besim të palëkundur te mbrojtësi shqiptar. Gazetari i “RAI”-t, Çiro Venerato, ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli” mbi këtë çështje, duke u shprehur se kreu i pankinës i beson Hysajt, ndërsa shton se ky i fundit e di mjaft mirë sa fjalë pozitive ka marrë nga Xhenaro Gatuzo për rikonfirmimin e tij te Napoli.

“Gatuzo i beson Hysajt dhe Maksimoviçit sepse ai vetë kërkoi të mbante lojtarët dhe të zgjaste kontratat e tyre. Ata luajnë sepse e dinë që kanë besimin e trajnerit. Janë shumë afër trajnerit dhe Hysaj e di sa fjalë të bukura shpenzoi Gatuzo për rikonfirmimin e tij”, ka thënë ndër të tjera Çiro Venerato./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online