“Katastrofë”/ Opta e kurorëzon Xhakën si “mjeshtrin e gafave“, mesfushori reagon për golin e falur ndaj rivalëve

Granit Xhaka është kthyer në një tabelë qitjesh për kritika ditën e sotme pas asaj gafe të bërë për sfidën ndaj Burnley-t. Mesfushori shqiptar kishte kontrollin e topit në zonën e tij dhe në tentativë për ta larguar bën të papriturën, duke e përplasur sferën në trupin e lojtarit rival, e cila më pas ndalet në rrjetë.

Faqja e njohur e dedikuar për statistikat, “Opta“, e kurorëzon 28-vjeçarin si “mjeshtrin e gafave“ në Premier League. “Që nga fillimi i 2016-17, Granit Xhaka ka bërë më tepër gabime që kanë shkaktuar gol (8 të tillë) se kushdo lojtar në Premier League. Katastrofë“, shkruan “Opta“ në një postim në “Tëitter“.

Ndërkohë vetë futbollisti shqiptar ka vendosur të reagojë menjëherë pas ndeshjes, duke marrë përgjegjësitë për gabimin e bërë në fushën e lojës. “Ngre duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i frustruar sa edhe të gjithë ju“, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online