Figura e njohur e Vllaznisë largohet nga posti i trajnerit te moshat, merr rolin e ri për gjetjen e lojtarëve

Akademia Vllaznia ka nisur punën për nisjen e këtij sezoni të ri. Ndërkohë në listën e trajnerëve që do të jenë pjesë e saj për këtë sezon, mungonte emri i Astrit Prençit. Ky i fundit ka qenë një emër i njohur i futbollit shkodran, teksa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krahë.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar Prençin për të kuptuar se çfarë nuk ka shkuar me mungesën e tij, pasi punonte si trajneri i moshave te Vllaznia. Tashmë është mësuar se bëhet fjalë për një ndryshim, teksa Prençit i është besuar nga Alban Xhaferi roli i skautit, për të sjellë në akademi elemente cilësore.

“Po, është e vërtetë. Presidenti i klubit Vllaznia, z. Alban Xhaferi më ka besuar detyrën e skautit pranë Akademisë Vllaznia. Që do të thotë se unë do të kem për detyrë të shikoj të gjithë elementet e të gjithë ekipeve dhe të mundohem t’i sjellë tek Akademia Vllaznia. Të shikoj ecurinë e elementeve më të mira në ekipet tona U17 dhe U19 dhe t’ia sugjeroj edhe stafit të ekipit të parë”, tha Prenci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online