Humbi apo fitoi 1-4? Tifozët “çmenden” me trajnerin e Barcelonës, Kuman “feston” për shkatërrimin

Barcelona është me një këmbë jashtë “Champions League” pasi katalanasit humbën në shifrat 1-4 ndaj PSG. Dukshëm taktikat e bëra nga ana e Ronald Kuman dështuan me kampionët e Francës, që ishin gjatë gjithë kohës më superiorë sesa vendasit.

Por ajo që i ka acaruar edhe më tepër tifozët e Barcelonës është sjella e trajnerit të tyre. Pas një humbje në shifrat 1-4 në “Champions League”, trajneri Kuman duhej të largohej kokëulur për turpërimin dhe të mendonte sesi të shpjegohej përpara tifozëve.

Realiteti ishte krejtësisht tjetër pasi tekniku i Barcelonës u pa shumë i lumtur pas përfundimit të takimit, me buzëqeshjen në fytyrë dhe duke “festuar” me lojtarët e tij. Pyetja që të gjithë shtruan: “Në rregull, humbëm apo fituam 1-4?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online