FIFA nderon Putinin, në Holandë tërbohen me Van Bastenin

Presienti rus Vladimir Putin është një personazh që nuk ngjall simpati në Perëndim dhe shpesh akuzat për të janë të forta, por natyrisht mbeten në kuadrin e fjalëve, pasi askush nuk ka guxim që të shkojë deri aty sa të futet në konflikt të hapur me një superfuqi botërore si Rusia.

Dje Putin kishte ftuar në Kremlin presidentin e FIFA-s Xhani Infantino, i cili shoqërohet nga disa emra të mëdhenj të futbollit botëror ndër vite, si Zvonimir Boban, Marko nan Basten, Lotar Mateus, Peter Shamjkël, Diego Forlan, Rio Ferdinand e të tjerë.

Fotoja e përbashkët publikuar me këtë rast ka shkaktuar jo pak debate, me reagime të forta sidomos nga Holanda.

Në 17 korrik 2015 një avion pasagjerësh që po udhëtonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit u godit nga një raketë ruse kur ishte mbi territorin ukrainas. 298 pasagjerë humbën jetën, duke përfshirë 192 holandezë.

Tani Marko van Basten, një legjendë e futbollit holandez dhe atij botëror, takohet pa asnjë problem me liderin e frikshëm rus, ndaj kritikat për të kanë qenë mjaft të ashpra.

Avokati amerikan Xherri Skiner, i cili përfaqëson 250 persona të afërm të personave që humbën jetën në tragjedi dhe ka paditur Rusinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përmbledh gjithçka mendojnë holandezët: “Nëse nuk të kujtohet, zoti Van Basten: Putin vrau gra, bashkëshortë, fëmijë dhe njerëz të tjerë që ishin tifozë të kombëtares tënde. Thuaji zotit Putin të marrë përgjegjësinë që i takon për avionin e goditur nga raketat e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *