FIFA merr vendimin e pazakontë për ndeshjen që nuk i nevojitet më askujt, jepet verdikti për sfidën Brazil-Argjentinë

Në datën 5 shtator, përballja mes Brazilit dhe Argjentinës u anullua për një arsye në limitet e absurdes. Brazili vendosi karantinë për lojtarët që udhëtonin nga Anglia, duke bërë që rojet e sigurisë të largonin katër prej futbollistëve të Kombëtares argjentinase nga fusha. Megjithëse këta lojtarë kishin disa ditë që qendronin në shtetin brazilian dhe nuk ishin paralajmëruar për një vendim të tillë.

Tashmë që kualifikueset e Kampionatit Botëror kanë përfunduar, FIFA ka dhënë verdiktin final për këtë sfidë. Qeveria botërore e futbollit nuk ka pranuar kërkesat e dy Federatave për të marrë pikë në tavolinë, duke vendosur kështu për të zhvilluar në fushën e lojës duelin mes Brazilit dhe Argjentinës. Të dyja skuadrat kanë prerë biletën për në Katar 2022, për këtë arsye vendimi i marrë nga FIFA duket i pazakontë, për të luajtur një përballje që në fund të ditës nuk i nevojitet askujt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online