Do të jetë ndeshja e fundit në “San Siro”, Ibrahimoviç var këpucët në gozhdë: Nuk luan dot më shumë se 15 minuta, e mbyll me titullin

Zllatan Ibrahimoviç mund t’i japë fund karrierës së tij në fund të këtij sezoni. Këtë informacion e jep kryeredaktori i “Sky Sport“, i cili tregon se ka marrë konfirmimin e mjekëve të Milanit se sulmuesi suedez nuk mund të luajë më shumë se 10-15 minuta për ndeshje. Di Stefano tregon se arsyeja e vetme pse 40-vjeçari dëshiron të luajë ende është fitimi i Ligës së Kampionëve, por nga ana tjetër nëse kuqezinjtë kurorëzohen kampionë të Serisë A, atëherë do të ishte momenti i duhur për të varur këpucët në gozhdë.

“E vetmja gjë që tërheq Zllatanin për sezonin e ardhshëm është përpjekja e fundit për të fituar Ligën e Kampionëve, por gjasat janë që 90% të përfundojë karrierën e tij këtë sezon. 10% jap një shans për të vazhduar sezonin e ardhshëm. Ai nuk mund të luajë më shumë se 10-15 minuta, këtë më konfirmuan mjekët nga ekipi mjekësor. Thjesht e bën gjurin e tij të fryhet dhe e pengon të vrapojë normalisht.

Kirurgjia? Mund të parandalojë dhimbjen për një kohë, për ta lehtësuar, por dhimbja do të kthehet pas disa muajsh. Zllatani u godit edhe nga vd.ekja e Mina Raiolës, kështu që mund të jetë një pikë kthese, edhe pse gjuri është arsyeja më e madhe. Nëse Milani merr titullin, mendoj se kjo është e gjitha. Mendoj se po e shikojmë Zllatanin për herë të fundit në “San Siro“ të dielën. Uroj të mos ishte i tillë, do doja të më mohonte, ai është miku im, por ai e di çfarë është më e mira për të“, ka zbuluar Di Stefano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online