FIFA kryen detyrën dhe i vjen në ndihmë futbollit, 150 milionë dollarë gati për të shkojnë në arkat e Federatave

Duke parë situatën e vështirë që bota e futbolli po kalon, FIFA ka vendosur të mos qendrojë duarkryq. Qeveria botërore e futbollit ka vendosur t’u vijë në ndihmë dhe të gjendet përkrahë federatave anëtare të saj me anë të një pakete financiare. Një shumë prej 150 milionë dollarësh do të shpërndahet për të 211 Federatat anëtare që janë pjesë e saj. Ky plan “marshall“ është zbuluar nga vetë kreu i FIFA-s, Giani Infantino, i cili shprehet se është një detyrë e këtij institucioni të ndihmojë futbollin këto kohë, ndërsa shuma e parave do të shpërndahen brenda disa ditësh.

“Pandemia ka shkaktuar sfida të paprecedenta për të gjithë komunitetin e futbollit dhe, si qeveria botërore e këtij sporti, është detyrë e FIFA-s që të mbështesë ata të cilat përballen me nevojat e menjëhershme“, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ndërkohë ndarja e këtij fondi besohet të kryhet në mënyrë të barabartë për të gjitha Federatat, ku ajo shqiptare do të mund të përfitonte kështu rreth 700 mijë dollarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online