Ligji nuk kursen askënd/ Kanë shkruar historinë në Greqi, Olimpiakos rrezikon rënien nga kategoria dhe përjashtim përjetë për Marinakis

Klubi legjendar grek i Olimpiakosit është vënë përballë akuzave të rënda në shtetin grek. Skuadra nga Pireu akuzohet për trukim ndeshjesh, duke thyer kështu kodin e etikës dhe rregulloren e kampionatit helen. Bëhet fjalë për takimin e vitit 2015 mes Olimpiakos dhe Atromitos, e cila përfundoi në shifrat 2-1. Kjo pritet të mos tolerohet aspak dhe sipas asaj që raportojnë mediat në Greqi, një dënim me dorë të hekurt mund të vijë, duke e bërë klubin historik një shembull për të gjithë.

Anëtari i Komitetit të Etikës, Panajoti Spanu, sugjeron një dënim që konsiston në rënien nga kategoria të Olimpiakos dhe Atromitos dhe një gjobë deri në 3 milionë eurosh, ndërsa për personat e përfshirë në këtë akt anti ligjor parashikon dënim përjetë nga aktivitetet sportive. Një prej 15 personave të përfshirë në këtë trukim është edhe presidenti Marinakis, i cili ka në pronësinë e tij edhe klubin anglez të Notinhhem Forestit, duke rrezikuar shumë në një përjashtim përjetë nga bota e futbollit.

E vështirë të imagjinohet që një klub si Olipiakos, që ka shkruar historinë në Greqi dhe i ka përfaqësuar denjësisht edhe në kompeticionet europiane, të përfundojë në një mënyrë të tillë, aq më tepër që këtë sezon po ecnin me një hap të sigurt drejt titullit kampion, si dhe eleminuar një emër si Arsenali në arenën europiane. Megjithatë ligji është ligj dhe prej tij nuk shpëton askush./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online