FIFA jep verdiktet e saj, mësohen trajneri dhe portieri më i mirë i vitit 2020

FIFA ka vendosur të mbajë mbrëmjen e sotme ceremoninë për të zgjedhur më të mirët e vitit 2020. Në këtë vit të pazakontë e tillë ishte edhe kjo ceremony, e cila është zhvilluar në mënyrë vituale. Qeveria botërore e futbollit ka dhënë verdiktet e saj sa i përket portierit dhe trajnerit më të mirë, si dhe fituesin e çmimit “Pushkash“ për golin më të bukur, i cili i takon koreanit Son Heung Min.

Ndërkohë gardiani më i mirë për vitin 2020 është Nojer, i cili fitoi çdo gjë të mundshme me Bajernin e tij. Sigurisht që një portier si gjermani është një siguri më vete në katërkëndësh. Sa i përket trajnerit më të mirë, çmimi shkon pikërisht për Jurgen Klop, i cili kurorëzohet për të dytin vit radhazi. Kreu i pankinës së Liverpulit ktheu titullin kampion pas 30 vitesh në “Anfield” dhe me një ecuri të pandalshme, duke merituar kështu këtë trofe individual në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online