Çfarë skuadre! FIFA shpall formacionin e vitit, e mbushur me yje dhe tremb çdo kundërshtar

FIFA është duke zhvilluar ceremoninë për shpalljen e më të mirëve për vitin 2020. Pas trjanerit dhe portierit më të mirë si dhe golit të vitit, njësia më e lartë e organizimit të futbollit botëror ka vendosur edhe për formacionin e vitit. Të gjithë tifozët kanë pasur mundësinë të votojnë për 11-shen e tyre të preferuar, ndërsa mbëmjen e sotme ka ardhur nëpërmjet FIFA-s edhe produkti përfundimtar i zgjedhjeve të tyre.

Normalisht që yjet nuk mund të mungonin në 11 më të mirët e këtij viti. Porta mbrohet nga Alison Beker, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Aleksandër Arnold-Ramos-Van Dijk-Dejvis. Ndërkohë në treshen e mesfushës gjenden De Brujne, Tiago Alkantara dhe Xhoshua Kimish. Sa i përket vijës së sulmit, nuk mund të gjendeshin emra të tjerë përveç Mesit, Ronaldos dhe Levandovskit. Një formacion i frikshëm ky që patjetër tremb çdo kundërshtar që mund të kishte përballë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online