FIFA jep çmimin për lojtarin më të mirë/ Reja dhe Berisha japin votimet e tyre, trajneri i Kombëtares zgjedh një italian

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

FIFA ka shpallur sot çmimin për lojtarin më të mirë të vitit 2021. Robert Levandovski është përzgjedhur fituesi, duke grumbulluar më shumë vota nga trajnerët dhe kapitenët e skuadrave. Për sa i përket Kombëtares shqiptare, kanë qenë Edi Reja dhe Etrit Berisha ata që kanë bërë votimet e tyre.

FIFA ka publikuar mënyrën se si çdo votues ka dhënë vlerësimet e tyre. Trajneri i ekipit tonë kombëtar i ka dhënë pikët maksimale një italiani, Zhorzhinjos, ndërsa me tre pikë ka vlerësuar Levandovskin dhe me 1 Lionel Mesin. Sa i përket Berishës, pikët maksimale kanë shkuar për Mesin, 3 pikë për Levandovskin dhe vetëm 1 pikë për Erling Halandin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *