FIFA dhe UEFA reagojnë për bojkotin e Superiores: E kuptojmë vendimin e klubeve, mbështesim kërkesat

Dy organizmat më të lartë të futbollit kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar në futbollin shqiptar. Bojkoti i klubeve ka tërhequr edhe vëmendjen e FIFA-s dhe UEFA-s, të cilat kanë shprehur qendrimin e tyre në mbështetje të kërkesave të Ligës Profesioniste. “Procesi Sportiv” zbulon se të dy institucionet e rëndësishme të futbollit i kanë dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulkut.

Në letër theksohet se ka mirëkuptim për vendimin e klubeve për të bojkotuar kampionatin. FIFa dhe UEFA shkruajnë se nevojitet një bashkëpinim, aq më tepër në këtë periudhë sfidash prej pandemisë, si dhe nxisin Qeverinë shqiptare të gjejë një zgjidhje të përshtasi kërkesat e klubeve të Superiores në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të mëtejshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Letra e plotë:

“I dashur Sekretar i Përgjithshëm,

Jemi vënë në dijeni të letrës suaj të datës 21 shtator 2020 në lidhje me situatën e Kategorisë Superiore në Shqipëri dhe vendimin për të bojkotuar nisjen e sezonit 2020/21.

Ne e kuptojmë se ky vendim, i cili mbështetet nga FSHF, vjen si pasojë e refuzimit aktual të Qeverisë shqiptare për të miratuar një sërë reformash kryesore në kuadrin ligjor, që prek klubet e futbollit profesionist në vendin tuaj.

Siç e dini, FIFA dhe UEFA në përgjithësi inkurajojnë krijimin e një kuadri rregullator kombëtar gjithëpërfshirëse, që mbështet zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet. Rëndësia e ruajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë dhe konstruktive të punës midis organeve të futbollit dhe autoriteteve qeveritare (në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse) nuk ka nevojë të mbivlerësohet. Kjo vlen veçanërisht për sfidat e pashembullta që ka përjetuar futbolli si rezultat i ndikimeve të COVID-19. Këto sfida kërkuan – dhe vazhdojnë të kërkojnë – një nivel të jashtëzakonshëm bashkëpunimi.

FIFA dhe UEFA nxisin qeverinë shqiptare dhe FSHF-në të gjejnë zgjidhje të arsyeshme dhe të përshtatur për kërkesat e klubeve shqiptare të futbollit në mënyrë që sezoni të fillojë pa shtyrje të mëtejshme”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *