Flamurtari zihet ngushtë dhe nuk i mbetet zgjidhje tjetër, Ilir Daja pret 90 mijë euro në llogarinë bankare

Çështjet financiare vijojnë të mbeten një temë kryesore në Vlorë. Ilir Daja ka fituar gjyqin me klubin e Flamurtarit dhe këta të fundit janë të detyruar t’i paguajnë ish-trajnerit të tyre një shifër të lartë që kap shumën e 90 mijë eurove. “ABC News“ bën me dije se Dhoma Kombëtare se Zgjidhjes së Konflikteve i ka kërkuar klubit vlonjat të dëmshpërblejë sipas vendimit të gjyqit Dajën, duke e zënë ngushtë ekipin e njohur të futbollit shqiptar.

FSHF nuk i jep zgjidhje tjetër Flamurtarit përveç zbatimit të verdiktit gjyqësor, ndërsa në rast se detyrimet nuk përmbushen mund të ketë penalitete shtesë për kuqezinjtë. Kreu i pankinës së Partizanit pret të marrë 78,184 euro prej pagave të pashlyera, ndërsa një shifër tjetër prej 11,304 eurove duhet të shkojë në llogarinë e tij për shkak të bonusit për Kupat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online