E martë festë për Migjen Bashën dhe Frederik Veselin, pasi skuadrat respektive ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, pra Bari dhe Empoli, kanë arritur fitore me peshë. Nëse Bari ka fituar ndaj Kremonezes së Ujkanit, që megjithtaë ishte i pafat të goli i shënuar nga Improta në të 72’, për Empolin ka qenë fitore e vuajtur në “Tardini” të Parmës, teksa vazhdon të bindë në krah të majtë Frederik Veseli. Një alternativë më shumë për Panuçin, në rast nevoje. Empoli fitoi 2-1 dhe Veseli luajti për 90 minuta, duke qenë i kujdesshëm. Barazim 1-1 për Pro Verçelin e Vajushit, që luajti për 62 minuta, duke u zëvendësuar nga Kastilja, teksa sfida e Emanuele Ndojit, pra Ternana-Breshia, u shty për shkak të rrebeshit të shiut që nisi.