Festoi para syve të trajnerit të Totenham, Conte e vazhdon përplasjen me Tuchel edhe në rrjetet sociale: Ishe me fat që nuk të pashë unë

Antonio Conte dhe Thomas Tuchel ishin protagonist në derbin e djeshëm londinez mes Chelsea dhe Tottenham. Në Stamford Bridge pamë një tjetër përballje shumë të mirë mes rivalëve të qytetit dhe në fund rezultati ishte 2-2 sepse Tottenham arriti të marrë një pikë në fund të lojës.

Mirëpo, pas derbit të Londrës, tema kryesore e publikut ishte Conte dhe Tuchel, të cilët u përleshën pranë fushës dhe në fund të ndeshje pati edhe një përplasje fizike mes të dyve. Gjithçka nisi kur Tottenhami barazoi në 1-1 sepse Tuchel u mërzit nga reagimi i tepërt i Conte dhe asistentëve iu desh t’i qetësonin që të mos ndodhte atëherë konflikti i tyre fizik.

Menjëherë pas kësaj, Chelsea shënoi një gol për 2-1 dhe më pas Tuchel bëri shfaqjen e tij që Conte thjesht e injoroi. Mirëpo, në fund të ndeshjes, kur kanë dashur të shtrëngojnë duart, ka pasur sërish një konflikt. Conte i zgjati dorën Tuchelit dhe ia doli ta provokojë sërish me lëvizjen e tij, gjë që bëri që specialisti gjerman të reagojë ashpër dhe madje të ketë pasur një konflikt fizik dhe arbitri u ka treguar të dyve karton të kuq.

Mirëpo pas ndeshjes dominoi Conte, i cili mbrëmë ka hyrë në rrjetet sociale dhe ka vendosur të bëjë shaka me trajnerin e Chelseat dhe ka bërë shumë të qeshin me postimin e tij. Conte reflektoi mbi festimin e golave ?të Tuchelit kur ai vrapoi pranë pankinës së Tottenhamit. “Me fat që nuk të pashë…”, tha me shaka trajneri i Tottenham. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *