Murinjo “lëshon dorën” për fitoren e parë në Serinë A, porositen 60 pica për lojtarët dhe stafin

Futbollistët e Romës kanë mposhtur mbrëmë në shtëpi Salernitanën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri të Serisë A. Klubi kryeqytetas justifikoi rolin e favoritit dhe arriti të marrë fitoren e parë të sezonit të ri. Roma arriti të mbajë avantazhin deri në fund të ndeshjes dhe të marrë tre pikë, ndërsa për klubin romak debutuan Paulo Dybala, Nemanja Mati? dhe Giorginio Ëijnaldum, të cilët e përforcuan klubin këtë verë.

Edhe pse Roma nuk shkëlqeu shumë në ndeshjen e mbrëmshme, duket qartë se për Jose Mourinhon më e rëndësishmja ishte që skuadra e tij të merrte tre pikë, gjë që ia doli në fund. Eksperti portugez tregoi edhe një herë se në dhomat e zhveshjes ka një atmosferë të shkëlqyer dhe se ka një marrëdhënie vërtet të mirë me lojtarët.

Corriere dello Sport bëri të ditur se pas ndeshjes, Mourinho vendosi të qerasi lojtarët dhe stafin e tij stërvitor për fitoren në fillim të sezonit të ri të Serisë A. Pas ndeshjes, Mourinho porositi dhe pagoi deri në 60 pica për lojtarët dhe stafin e tij stërvitor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online