Festimi i golit ndaj Kastriotit, Eze e shpjegon: E bëra për futbollistin e Al Ahly në Egjipt

Tirana është ndalur vetëm në barazimin pa gola kundër Skënderbeut. Një rezultat ky që nuk ishte i dëshiruar nga asnjë prej ekipeve, të cilat i prishin punën njëra-tjetrës. Nga njëri krah është Tirana që humbet disi rrugën e titullit, ndërsa në tjetrin janë korçarët që nuk mund t’i afrohen edhe më shumë Bylisit.

Në pjesën e parë korçarët arritën që të realizonin, por goli i Berishës do të anulohej për pozicionin jashtë loje. Në të dytën kishte një rritje të ritmit nga ana e bardhebluve, por pa arritur që të shënonin. Gjithashtu mes dhimbjeve të ndiera ka dalë nga fusha e lojës edhe Taulant Seferi, duke ngritur shqetësim të madh nga kampi bardheblu. Nga krahu tjetër Kukësi ka shfryrë ndaj Kastriotit duke u kthye me fitoren 0-3 falë dopietës së Eze dhe golit të Lulaj. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Eze (Kukësi): “Shitja ime jashtë shtetit? Nuk u mërzita, klubi vendos pastaj unë dua të bëj më të mirën time. Festimi i golit? Lojtari Zakari që luan në Egjipt te Al Ahli, ka pësuar një paralizë dhe nuk mund të eci, në finalen e Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë thirrur për ta dorëzuar trofeun dhe festimi im shkoi për atë pasi jam prekur shumë”.

Ndreu (Kastrioti): “Lojtarët tanë ishin shumë të bindur se e mundnin Kukësin. U kam thënë gjatë gjithë javës që nuk krahasohemi dot me ne me ata si në aspektin profesional edhe nga ana financiare. Gjatë gjithë javës i kam thënë futbollistëve që kemi një skuadër të madhe përpara. Interpretimi që kemi bërë ishte shumë i keq. Ne kemi gabuar ndaj ekipeve që mendojmë se janë më poshtë se ne si me Korcën me Kukësin. Lojtarët nuk i marrin seriozisht fjalët që i themi. I kam thënë që duhet të jemi të kënaqur edhe me një pikë. Arsyeja e humbjes është që lojtarët e morën ndeshjen lehtë dhe menduan se do të fitonin”.

Shehi (Tirana): “Ngushtëimi i diferencave me vendin e parë mund ta ketë ngarkuar edhe më tepër ekipin nga aspekti psikologjik. Përmendja më e shpeshtë e titullit kampion ka bërë të sajën dhe ekipi ishte më shumë i ngarkuar se duhet, duke na bërë konfuz. Ishte një ndeshje determinante që duhej fituar me patjetër. Ishte e vështirë që të kaloje murin e Skënderbeut, kemi vështirësi ndaj skuadrave të tilla që rrinë mbrapa”.

Memelli (Skënderbeu): “Kundërshtarët tanë po bëjnë kampionatin e tyre, ne po bëjmë të tonin. Ajo që më bën optimist është sakrifica dhe vuajtja. Ne nuk na mundi dot Tirana, nuk na mundi dot Partizani dhe as Kukësi. Jemi bërë më të konsoliduar si grup dhe do ta respektojmë kampionatin deri në fund. Jemi konsumuar më shumë fizikisht se kundërshtari dhe për këtë arsye kanë ardhur ndërrimet tona. Ekipet morën atë që dhanë në fushën e lojës. Kupën do ta luajmë për të kaluar në finale”.

Josa (Kukësi): “Nëse do të shënonin kundërshtarët të parët, atëherë do të prisheshin ekuilibrat. Ishim me fat që shënuam të parët. Lojtarët duhet të kenë të njëjtin angazhim me të gjithë kundërshtarët. Unë e kam jetuar ekipin në gjithë javën. Janë disa probleme të klubit dhe ne si staf duhet të jemi të përgjegjshëm se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të jetë një zinxhir që të mos ketë këputje, se nuk ngjitet më. Pagat e pashlyera? Ka probleme, por pyesni drejtuesit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online