Kategoria e Parë/ Dy kartona të kuq te Korabi dhe përmbysja dramatike e Dinamos, emocione të mëdha

Emocione të mëdha kanë ardhur edhe në Kategorinë e Parë, më saktësisht në grupin A. Korabi u ndesh kundër Dinamos dhe vendasit u ndëshkuan me dy kartona të kuq pasi Mziu dhe Dida lanë fushën e lojës përpara kohe. Deri në minutën e 74 kur Korabi nisi të luante me 9 lojtarë, po vendoste goli i Markut. Megjithatë Dinamo përmbysi shifrat në minutat e fundit duke marrë tre pikët e vlefshme në luftën për titullin kampion.

Tashmë kryeqytetasit renditen në vendin e dytë, me vetëm dy pikë më pak se Burreli. Këta të fundit arritën që të fitonin në shifrat 0-3 kundër Vorës në transfertës. Sa i përket ndeshjeve të Play-Out në grupin A, Oriku dhe Partizani B fituan përkatësisht kundër Besëlidhjes dhe Velecikut. /Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, play-off grupi A

Korabi-Dinamo 1-2

Marku 58?/ Moustapha 82’, Alemida 82’

Kartoni i kuq: Mziu 58’, Dida 74’

Vora-Burreli 0-3

Raboshta 42?, Kurbneshi 78′ p, Takashi 83′

Kategoria e Parë, play-out grupi A

Oriku-Besëlidhja 1-0

Branica 17’

Veleciku-Partizani 0-2

Berdufi 33′, Zani 54’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online