Festimi “i çmendur” i Murinjos bëhet hit, tifozët kanë një kërkesë të veçantë

Ekspresiv. Ndonjëherë, ndoshta edhe i ekzagjeruar. Megjithatë, Zhoze Murinjo di gjithmonë të bëhet protagonist. Jo vetëm kur humbet ndeshjet, me konferencat e pakrahasueshme për shtyp, por edhe kur fiton… me festimet unike.

Në mesjavën që kaloi, vëmendja nuk ishte vetëm për fitoren e vështirë të Mançester Junajtid me Jang Bojs, apo kualifikimin nga faza e grupeve në Champions, por të gjithë u përqendruan edhe te festa e trajnerit portugez. Pas golit vendimtar të Felainit në kohën shtesë, “Special One” shkatërroi mbajtësen e shisheve të ujit.

Pas imazheve, që shumë shpejt u shndërruan në hit, tashmë tifozët kanë nisur t’i kërkojnë kompanisë së lojërave elektronike, “EA Sports”, që ta përfshijë festimin e Murinjos, sa më shpejtë të jetë e mundur, në lojën “FIFA 19”.

Prej festimit mes nervozizmit të portugezit, mbajtësja e shisheve pothuajse u shkatërrua, ndërsa tifozët që ndodheshin pranë stolit u lagën nga uji. Murinjo i shpëtoi dënimit të zyrtarëve të ndeshjes për veprimin jashtë normales, ndërsa tashmë tifozët ëndërrojnë që gjestin e tij ta shohin edhe në video-lojën e famshme. Ndërkohë, në videon më poshtë, ju mund t’i shijoni edhe një herë imazhet e festimit të jashtëzakonshëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online