Festë në Itali, fiton Benevento!

Më në fund! Benevento ka mundur sot 1-0 Kievon dhe me siguri gjithë Italia ka duartrokitur, pasi është thyer një tabu dhe skuadra e vogël në Kampania ka regjistruar fitoren e parë sezonale.

Një gol nga Koda në minutën e 64-t, në rrëmujë në zonë, ka mjaftuar që Benevento të çojë në delir tifozët e vet, që meritojnë një duartrokitje të gjatë, sepse nuk e kanë braktisur kurrë skuadrën e vet, edhe pse e pranojnë se kanë rënë nga kategoria pa ardhur mirë, edhe pse bëjnë edhe vetë humor me këtë gjendje.

Pas barazimit ndaj Milanit, vjen festa e dytë sezonale dhe tashmë zona e mbijetesës është “vetëm” 11 pikë!

Ledian Memushaj e Berat Gjimshiti ishin në fushë për 90 minuta dhe kanë të drejtë të festojnë dhe ata, edhe pse sezoni deri tani ka qenë për t’u harruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online