Agbodike-Okebugu, të shumëkërkuarit e Egnatias

Sulmuesi nigerian i Egnatias kërkohet nga dy skuadra me emër në Zvicër dhe Moldavi, ndërsa për mesfushorin ka interesim nga tre klube të Superiores

Fatmir Efica

Egnatia, përtej shumë gjërave pozitive që ka treguar këtë sezon, duket se po shndërrohet tani në një “vitrinë” për futbollistët. E vërtetojnë këtë më së miri edhe ofertat konkrete që kanë mbërritur tashmë në adresë të disa futbollistëve. Madje për njërin prej tyre, sulmuesin e talentuar, 19-vjeçarin Kingslei Agbodike, jo thjesht ka interesim, por kanë mbërritur oferta konkrete nga dy klube të rëndësishme elitare në Zvicër dhe Moldavi. Sipas informacioneve që përcolli dje Olsi Dranga, koordinatori i kompanisë sponsorizuese “S & S Invest Shpk”, Agbodike ka hyrë tashmë edhe në “rrjetën” vëzhguese të “skaut”-ëve britanikë. “Për nigerianin tjetër, mesfushorin Henri Okebugu”, – u shpreh Dranga – “ofertat janë nga tre klube të Superiores dhe po studiohen me kujdes”. Nga sa po shihet prej lëvizjeve më të fundit, Egnatia e Rrogozhinës ka rritur ndjeshëm “kredencialet” e saj.

AGBODIKE – Sulmuesi 19-vjeçar është aktivizuar në shtatë ndeshje, me një total prej 556 minutash. Dallohet për këmbënguljen e presionin që bën në zonën kundërshtare, për goditjet e shpejta e të sakta me këmbë e me kokë. Mbi të gjitha është shumë bashkëveprues, duke mos e tepruar thuajse në asnjë rast me veprimet individuale. Nigeriani me Egnatian e nisi aventurën e tij me gol, teksa që në sfidën debutuese kundër Dinamos në javën e katërt ia doli të shënonte. Aktualisht me 4 gola është shënuesi më i mirë në radhët e Egnatias.

OKEBUGU – Vërtetë nuk ka shënuar asnjë gol, por nigeriani ka një përdorim topi mjaft të mirë më të dyja këmbët dhe luan në të dyja krahët e mesfushës. Dallohet për shpërthimet dhe forcën fizike, teksa punon shumë si në ndërtimin e aksioneve, ashtu në ndalimin e kundërshtarëve. Nëse 19-vjeçari do të transferohet në janar në ndonjë ekip të Superiores, Egnatia do të humbte një lojtar mjaft të mirë e me shumë perspektivë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online