“Festë Kombëtare”! Finalja e Conference League, Tirana e shpall ditë pushimi të mërkurën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të mërkurën, në 25 maj, do të mbahet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynord. Një festë kombëtare kjo për Shqipërinë, teksa është shpallur ditë pushimi për institucionet publike. Përveç rrugëve që do të jenë të bllokuara për organizimin dinjitoz, punëtorët e institucioneve publike do të kenë mundësinë e relaksimit.

“Më 25 maj, shpallet ditë pushimi për të gjitha institucionet publike për qarkun e Tiranës. Kjo masë merret për organizimin në mënyrë sa më shembullore të finales së Conference League. Do të jetë një ditë pa makina, përveç urgjencave. Të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në orën 18:00 pasdite”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *