Festa i lë vendin lajmeve të këqija, ylli i Juventusit rrezikon përballjen delikate me Lionin

Juventusit ia doli të fitonte për të 9-in vit radhazi titullin kampion të Serie A, duke vendosur një dominim total në futbollin Italian. Mbrëmja ishte e gjitha për festën, por dita e re ka lënë mënjanë gëzimin dhe sjell lajme të këqija.

Paolo Dibala rrezikon të humbasë përballjen delicate kundër Lionit. Ylli i Juventusit u largua nga fusha më herët ndeshjen e djeshme, ndërsa analizat bëra nga mjekët e klubit bardhezi tregojnë se kemi të bjmë me një zgjatim të kofshës së majtë.

Në dy ndeshjet e mbetura në kampionat llogaritë duhet të bëhen pa Dibalan, ndëra në rrezik është edhe Championsi, pasi dëmtime të tilla kërkojnë 2 javë për t’u riaftësuar. Kështu në duelin më të rëndësishëm të sezonit, Sarri humbet një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Për më tepër, ndaj Lionit do të mungojë edhe Duglas Kosta, duke bërë që reparti sulmues të mos jetë i plotë në këtë përballje tejet vendimtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online