“Banda e shqiptarëve” hap dyert për yllin e Superiores, Lokomotiva do Kallakun për të zënë vendin e Uzunit

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në një shtëpi të dytë për talentet shqiptarë. Këta të fundit kanë dhënë kontribut thelbësor në arritjen historike të klubit, duke e dërguar në kualifikueset e Champions League. Madje përfitimet kanë qenë edhe nga ana monetare, teksa si Kastrati ashtu edhe Uzuni janë larguar nga skuadra kroate pas shkëlqimit në sezonet e zhvilluar me kryeqytetasit.

Por “banda e shqiptarëve” nuk do të bëjë firo sezonin e ardhshëm, teksa vendin e dy shqiptarëve të larguar pritet ta zërë një tjetër bashkëkombas i tyre. “Supersport” bën me dije se Lokomotiva e Zagrebit ka si objektiv të radhës yllin e Superiores, Sherif Kallakun.

Kroatët kanë nisur zyrtarisht negociatat me Teutën dhe në ditët në vijim mund të vijë edhe një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë Lokomotiva duhet të mposhtë konkurencën për shërbimet e talentit shqiptar, teksa Kallaku është dëshira e 3 klubeve të tjera europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online