Kukësi barazoi 1-1 kundër Valetës dhe ka kaluar në turin e dytë falë golit të realizuar në fushë kundërshtare. Ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur në barazim pa gola. Skuadra e trajnerit Armando Cungu ka festuar, por ka edhe pasoja.
Lojtari i linjës së majtë, Vangjel Zguro, pas golit të shënuar nga Irakli Dzaria ka festuar fort dhe për këtë është ndëshkuar me karton të verdhë në stol. Pogradecari e kishte nisur ndeshjen si titullar dhe me fillimin e pjesës së dytë ishte zëvendësuar.
Zguro kishte marrë një të verdhë edhe gjatë lojës, çka ka bërë të ndëshkohet me kartonin e kuq dhe në këtë mënyrë humbet të paktën njërën ndeshje të turit të dy në Champions League. Duke qenë se ka marrë të verdhë, zor se do të ketë dënim disiplinor për Zguron.