Ferrero: Nuk është dramë të mundesh nga Sampdoria

Masimo Ferrero nuk i kursen asnjëherë thumbimet e tij dhe nuk mund të rrinte në asnjë mënyrë pasiv pas suksesit që skuadra e tij arriti ndaj Napolit. Numri një i Spamdorias, pasi reagoi ditën e djeshme se do të donte të shikonte fytyrën e De Laurentisit pas humbjes, sot e ka ulur disi dorën, por nuk mund t’i evitojë ngacmimet.

Ferrero thekson se nuk është fundi i botës nëse skuadra e Napolit mundet nga skuadra e tij. Këtë radhë presidenti karizmatik ka vlerësim për homologun e tij të Napolit, duke theksuar se ai po bën mjaft mirë. Nuk mund të linte pa komentuar dhe afrimin  Anccelotit, por sërish me fjali me nënkuptime.

“Futbolli i tillë është, një ndeshje mund ta fitosh por dhe mund ta humbasësh. Nuk duhet të bëhet dramë nga Napoli. De Laurentis po bën mirë me skuadrën e tij. A do të bënte më mirë me Sarrin? Nuk e di, pasi kemi dhe një ndeshje në fazën e dytë dhe nëse nxitohem atëherë do të më vinin në lojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online