Është mbyllur me trumfin e Ferrarit gara e çmendur e pistës së Belgjikës. Pas një starti fantastik nga “kokëkuqja”, prapavija u përfshi në aksidente të shumta. Max Verstappen ishte një ndër pilotën që humbi garën pas një përplasje të ardhur nga pas. Gjithësesi gara vijoi duke u përqendrua në duelin e përjetshëm Ferrari- Mercedes.
Charles Leclerc ishte mjaft i shpejtë por nuk mund të thuhet e njejta gjë për shokun e tij të skuadrës. Pas xhiros së 34, Vettel u parakalua nga të dyja makinat Mercedes. Ferrari nuk mund t’i mbate dot të dy pilotët në podium ndonëse u nisën të parët. Makina e Vettel shfaqi probleme duke u detyruar t’i hap rrugë edhe Leclerc, të cilin e kishte parakaluar gjatë garës.
Në përfundim, festa e Leclerc nuk u ekzagjërua, ndonëse ishte fitorja e tij e parë në kampionat. Bota e Formula humbi një tjetër pilot duke garuar në pistë, ndërsa Leclerc mikun e tij më të mirë. Anthoine Hubert ndëroi jetë pak ditë më parë gjatë një aksidenti teksa po zhvillohej gara në “Formula 2”. Fitoren piloti francez ja dedikoi pikërisht mikut të tij duke shprehur hidhër për atë humbje të dhimbshme. Në fund të intervistës Leclerc pranoi se më tepër presion kishte të fitonte garën si detyrim për mikun e tij sesa për Hamilton që e ndiqte pas. /Sport Ekspres/