Ferrari “skuq” pistën e Belgjikës, pole position për Charles Leclerc

“Formula 1” ka zhvilluar mesditën e sotme provat zyrtare për çmimin e madh të Belgjikës. Në një nga pistat e preferuara të tifozerisë, Ferrari ka treguar dominim total. “Kokëkuqja” do të jetë në vijën e parë të nisjes për ditën e nesërme.

Piloti i ri, Charles Leclerc ka rrëmbyer pole position në provat e sotme duke lënë pas vetes dy kampionët e “Formula 1”. Vettel ndjek shokun e tij të skuadrës nga vendi i dytë, ndërsa Hamiltom mbyll podiumin. Bottas do të niset nga vendi i katërti teksa pas tij do të jetë Redbulli i Verstappen i cili nuk ka arritur dot më tepër se aq.

Nisja e nesërme padyshim që do të dhurojë spektakël  të vërtetë pasi pista  e Blegjikës ka disa sektorë ku pilotët shfrytëzojnë shpejtësinëmaksimale. Gara starton prej orës 15:10 ku pilotët do të përshkojnë për 44 xhiro një pistë afro 7 km të gjatë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online