Ferrari, rol kyç në operacionin Ronaldo-Juventus!

Sipas “Il Sole 24”, goditja “Ronaldo” te Juventusi është një llogari që nuk është bërë këto ditë, por ka thuajse 2 muaj që po studiohet, që kur drejtuesit bardhezi dhe Mendesh kanë pasur takimin e tyre të parë, duke folur për Kanselon.

Praktikisht, sipas kësaj gazete, që sidomos merret me financë dhe ekonomi, Ferrari do të ketë një rol kyç në këto “operacion” faraonik, duke u bërë garant për 20 mln euro në vit për futbollistin portugez, që do të jetë edhe imazhi apo ikona e skuderisë së famshme të kokëkuqes.

Një shifër rekord kjo, në formë publiciteti, që do të lehtësojë arkat e klubit, teksa 10 mln eurot e tjera do të vijnë nga rroga që do të kursehet, me largimin thuajse të kryer të Higuainit, pasi dihet që argjentinasi, edhe pse ka ende tre vjet kontratë me Juven, do të detyrohet të mbledhë plaçkat, duke qenë një dopion i Ronaldos.

Sakaq, sipas prestigjiozes “Ansa”, do të duhen më shumë se 24 orë që gjithçka të mbyllet. Në fakt, pritet përgjigja nga Madridi, ku Florentino Perez duhet të dorëzohet dhe japë “ok” për largimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ndërkohë, lajmi tjetër që ka dalë nga po kjo agjenci, Ronaldo nuk do të mund të jetë që në grumbullimin e ditës së hënë të Juventusit, pasi do të ketë edhe disa ditë të tjera pushim, pasi ka qenë i impenjuar në Botëror me Portugalinë.

Ai do të niset drejt SHBA-së, duke u bashkuar menjëherë për turneun dhe pikërisht përtej Oqeanit mund të jetë edhe prezantimi, për ta bërë një spektakël akoma më gjigant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online