Feronikelin e nderon Fazliu, Duro e Magani ndahen në “paqe”

Ipko Superliga nuk ka pushuar as në mesjavë, teksa janë luajtur katër ndeshje. Ka mbetur për t’u luajtur edhe Flamurtari-Gjilani, ndërkohë që ndeshja kryesore e sotshme ishte ajo mes Llapit dhe Feronikelit.

Skuadra nga Drenasi ka fituar me rezultatin 0-1 dhe pozicionet krye të klasifikimit e vetme, tashmë me katër pikë diferenca nga Llapi. Astrit Fazliu është ai që ka vendosur takimin me golin e shënuar në minutën e 72-të.

Prishtina i afrohet vendit të dytë, pasi ka fituar jo me lehtë në Prizren kundër Lirisë. Khalid ishte ai që nderoi skuadrën e drejtuar në Mirel Josa. Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave u mbyllën në barazim.

Drita e Duros dhe Trepça ’89 e Maganit shënuan nga një gol. Të parët realizuan gjilanasit me anë të Xhevdet Shabanit, kurse në pjesën e dytë barazoi Mirçevski. KEK-u gjithashtu nuk e ruajti dot avantazhin me Ballkanin, edhe pse shënoi dy herë. Me rezultatin 2-2 përfundoi takimi, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 8

Llapi-Feronikeli 0-1
Shënues:
Fazliu 72’

Drita-Trepça ’89  1-1
Shënues:
Shabani 18’ / Mirçevski 66’

KEK-Ballkani 2-2
Shënues: Graqejvci 2’, Stullqaku 47’ / Topalli 14’, Gashi 49’ (pen.)

Liria-Prishtina 0-1
Shënues:
Khalid 64’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online