Ferguson u bind për 45 minuta që Riberi s’vlen

A e dini se në vitin 2006 Frenk Riberi mund të ishte bërë lojtar i Mançester Junajtidit? Po, pikërisht kështu, por trajneri legjendar i “Djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson, nuk u bind. Ai e vëzhgoi nga tribuna francezin, kur ky i fundit po luante me Marsejën kundër Bolton Uondersit në Kupën Uefa. Këtë e ka zbuluar biografi Alester Kempbëll, i cili atë ndeshje ka qenë bashkë me Fergin në stadium.

“Aleksi ishte duke parë Riberinë me kërshëri, por pas pjesës së parë e pa të udhës që ta linte. Sipas tij, Riberi nuk ishte i denjë për fanellën e Junajtidit”, – shprehet Kempbëll. Anësori pastaj kaloi edhe një sezon tjetër te Marseja, para se të shitej te Bajerni. Me gjithë kritikat, luhatjet dhe problemet, Riberi ka rezultuar një blerje e madhe në Mynih. Si bavarez ai ka fituar gjithçka në karrierë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *