Fenerbahçe fiton me goleadë edhe duke provuar dy formacione, për Tiranën ishte më shumë se sa miqësore

0

Tirana mbylli serinë e takimeve miqësore me një humbje. Në momentin kur pritej që ekipi i Shehit të tregonte sa gati ishte për Europë, vjen edhe humbja me goleadë. Fenerbahçe provoi dy formacione pasditen e sotme, por kjo nuk e ndaloi të fitonte me rezultatin e thellë 4-0.

E nëse për ekipin turk ndeshja e sotme ishte thjesht një miqësore për të testuar të rinjtë, për Tiranën nuk mund të thuhej e njëjta gjë. Bardheblutë e shihnin përballjen me Fenerbahçen më tepër se sa një miqësore. Shehi zbriti në fushë ekipin më të mirë, me të cilin duket se do të luajë në kompeticionet europiane. Tirana kryen vetëm 3 zëvendësime përgjatë 90 minutave dhe kjo flet qartë për rëndësinë që mbante kjo miqësore për kampionët e Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.