Felipe Luis ishte pranë transferimit te PSG, por klubi i Atletikos dhe trajneri Simeone insistuan fort për ta mbajtur në ekip dhe ia dolën. Mbrojtësi i majtë brazilian u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme, që Atletiko humbi përballë Selta Vigos.
33-vjeçari ka folur mbas humbjes për “BeIn Sports”, ku i rikthehet dhe njëherë situatës së tij. “Kjo situatë lindi tre javë më parë, por ia qartësova menjëherë klubit që nuk dëshiroja të largohesha. Nuk kam insistuar kurrë për t’u larguar dhe janë thënë e shkruar shumë gënjeshtra për mua”, thekson futbollisiti i Atletikos së Madridit.
Felipe Luis vazhdon konkurrencën e fortë me francezin Hernandez, por më i lumtur nga të gjithë është Diego Simeone, i cili ka blinduar krahun e majtë të mbrojtjes me dyshen Felipe Luis dhe Luka Hernandez.