Mbape është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe të parën zyrtare që PSG zhvilloi në finalen e Kupës së Francës kundër St.Etiene. Një përplasje horror që erdhi nga kundërshtari që e largoi menjëherë nga fusha e lojës, me yllin francez që doli në lot dhe përfundoi në paterica.
Ndërkohë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga ana e PSG-së sa i përket rikuperimit dhe kohës së kthimit në fushën e blertë. Kampionët e Francës njoftojnë se Mbape do të mungojë për tre javët e ardhshme. Në një kohë që ndeshja kundër Atalantës do të zhvillohet në datën 12 gusht, konfirmohet zyrtarisht mungesa, ndërsa francezi mund të jetë i gatshëm vetëm nëse PSG kalon në gjysmëfinale.
“Fatkeqësia” e dikujt, është gëzimi i tjetrit. Një problem më pak për Gasperinin që nuk mund ta fsheh buzëqeshjen në këtë moment, për të menduar për yjet e tjerë sesi mund të ndalen dhe për të vazhduar mrekullinë në “Champions League”. /Sport Ekspres/