“Fasada nuk preket”, kryeministri tregon punimet në Arenën Kombëtare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Arena Kombëtare pritet që të përfundojë në fillimin e vitit të ardhshëm dhe me kureshtje pritet nga të gjithë se si do të jetë pjesa e hyrjes, ku është premtuar se fasada e vjetër e “Qemal Stafës” nuk do të preket.

Vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instagram” ka treguar se punimet po vijojnë me intensitet, duke u ndalur tek pjesa e fasadës, që ka hapur jo pak diskutime, pasi hyrja është konsideruar si “Monument Kulture”, por premtimi se nuk do të prishej duket se po mbahet!

“Ja se si po ringrihet fasada origjinale e tribunës së vjetër të ‘Qemal Stafës’, për t’u bërë pjesë e hyrjes qendrore të Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu Kuqezi”, përfundon postimi i kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *