“Faraoni” gati të ulet në fronin e tij! Salah pret biletën për në finalen e Kupës së Afrikës, do të përballet me Sadio Manenë

Kupa e Afrikës po vjen drejt fundit dhe mbrëmjen e sotme është mësuar edhe çifti finalist. Egjipti ka siguruar biletën për në finale, teksa ka mposhtur në ruletën e penalltive Kamerunin. Koha e rregullt ka përfunduar në baraspeshë 0-0 dhe po ashtu edhe ajo shtesë. Në pjesën e parë Kameruni ka “flirtuar” disa herë me golin, por pa arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Egjipti ka reaguar në pjesën e dytë të lojës, por Salah nuk ka mjaftuar për të shënuar.

Megjithatë në fund 11 metërshat kanë thënë fjalën përfundimtare, ku Egjipti është treguar më i saktë duke fituar 3-1 me penalltitë. Salah është vetëm një hap ëndrrës së tij më të madhe, teksa “faraoni” kërkon të ulet në fronin e Afrikës. Por ai që do të përpiqet ti prishë planet është pikërisht shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane, pasi Senegali do të jetë ekipi tjetër që do të presë Egjiptin në finalen e madhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online