Janari “ngrin“ edhe lojën e Kukësit, ekipi i Longos humb busullën në 2022-shin

Ekipi i Kukësit ishte një nga surprizat e bukura të këtij sezoni. Longo mori përgëzime të shumta se si në pak kohë ktheu verilindorët në pretendentë për titullin kampion dhe krijoi një stil loje që të jepte kënaqësi për ta parë të aplikuar në fushë.

Por imazhi që vjen në muajin janar nuk ngjan shumë me atë çfarë pamë në 15 javët e para të sezonit. Kukësi e ka humbir busullën në këtë 2022-sh, teksa me temperaturat e ulëta të janarit ka ngrirë edhe loja e ekipit të Longos.

Në tre ndeshjet e zhvilluara për këtë vit të ri kalendarik, skuadra kuksiane ka arritur të shënojë vetëm një gol, atë në fitoren minimale 1-0 kundër Skënderbeut. Ndërkohë në dy sfidat e tjera kanë pësuar humbje.

E para ishte ajo 1-0 kundër Dinamos, ndërsa pak ditë më parë u shpërfytyruan 4-0 nga një rival i drejtpërdrejtë për titull kampion siç është Tirana. Statistikat kanë nisur të braktisin klubin e Kukësit dhe Longos i lind detyra për të risjellë në udhën e drejtë skuadrën, ashtu siç bëri në fillim të këtij sezoni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online