Shqiptarët po e tregojnë gjithmonë e më tepër se jo vetëm që mund të konkurrojnë denjësisht nëpërmjet sportit në turnetë europian, por mund të dalin edhe fitimtarë. Një tjetër histori suksesi është edhe Eduard Bregu, bilardisti i njohur. Pasi fitoi “French Open 8 ball” mes 120 konkurrentëve dhe ku mposhti kampionin e Europës, këtë herë ishte momenti për të dalë faqebardhë në Zvicër, Zurich.
Kështu Bregu ka fituar “Sëitzerland Open 9 ball”. Në këtë kompeticion ishin rreth 79 lojtarë të shteteve të ndryshme dhe ky turne ka nisur në datën 7 prill dhe ka mbaruar në mbrëmjen e djeshme. Fillimisht u luajt faza e grupeve dhe më pas ajo finale. Në ndeshjen e fundit, Bregu ka mundur gjermanin Tobias duke dalë në vendin e parë. /Sport Ekspres/