Fantastike nga Shkodra/ Plotësohet dëshira e tifozëve, Xhaferi ia nis punës në futboll

0

Pas një sezoni negativ të zhvilluar deri më tani, një lajm fantastik vjen së fundi nga Shkodra. Tashmë tifozët dhe klubi Vllaznia mund të buzëqeshin, pasi që tani e tutje nuk do të jenë më në varësinë e plotë të Bashkisë. Kështu, Alban Xhaferri ka hedhur firmën në kontratë së bashku me kryebashkiaken Voltana Ademi për të nisur një marrëveshje në klubin e futbollit Vllaznia.

Pas suksesit në krye të ekipt të basketbollit të qytetit shkodran, Xhaferi ia nis punës edhe në futboll, për të synuar kthimin e skuadrës kuqeblu në nivele konkuruese, ashtu siç edhe vetë do të premtonte më parë. Administratori i kompanisë “Albaphoto” kishte miratimin e tifozëve prej kohësh për të qenë shpëtuar Vllazninë, ndërsa tani kjo dëshirë e tyre më në fund është plotësuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.