Fantastike/ Katër lojtarë tërheqin vëmendjen e trajnerit Tuchel në stërvitje, mes tyre edhe Armando Broja

Chelsea po vazhdon me stërvitjet dhe po përgatitet për sezonin e ri. Këtë herë vëmendja është e madhe nga tifozët shqiptarë pasi në mesin e yjeve të ekipit të parë ndodhet edhe Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares la menjëherë gjurmë tek londinezët duke shënuar dhe dhënë asist në 45 minutat e aktivizuara me Peterbourgh, ndërsa ka shënuar edhe në ndeshjen e organizuar me ekipit në ndarjen me dy grupe.

Por si po shkon stërvitja e Brojës me Tuchel? Gazetari Adam Neëson që ndodhet pranë skuadrës së Chelseat ka treguar edhe përshtypjet e lëna nga lojtarët te trajneri. Sipas tij është Ruben Loftus Cheek që i ka bërë shumë përshtypje teknikut të Chelsea-t, por njëkohësisht edhe Dujon Sterling, Callum Hudson-Odoi dhe Armando Broja kanë tërhequr shumë vëmendje. Ky është raportimi që rrit shpresat për sulmuesin shqiptar që të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online