Fanellat kthehen në “mollë sherri“! Një ditë para nisjes së Euro 2020, Ukraina refuzon të ndryshojë uniformat

Në prag të fillimit të Euro 2020, politika bëhet pjesë e sportit duke shkaktuar pakënaqësira mes pjesëmarrësve. Rusia ka dërguar letër zyrtare në drejtim të UEFA-s në lidhje me rezervat e tyre për sa i përket uniformës së Kombëtares së Ukrainës. Fanellat e këtyre të fundit janë kthyer në “mollë sherri” për shkak të hartës së paraqitur në to, ku përfshihet edhe Krimeja, zonë kjo e aneksuar nga Rusia. Gjithashtu në fanellë gjendet e shkruar edhe fraza “Lavdi heronjve”.

UEFA ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Ukrainës të ndryshojë fanellat e tyre përpara ndeshje së parë në Kampionatin Europian. Por kjo kërkesë nuk pranohet ng apala ukrainase. Presidenti i Federatës, Andri Pavelko njoftoi përmes rrjetit të tij social se është nisur menjëherë në Romë për të negociuar me qeverinë europiane të futbollit për të mbajtur të paprekur uniformën e Kombëtares së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *