Për momentin nuk është zyrtarizuar asgjë nga klubi, por në faqen “F.C.Flamurtari” në Facebook janë publikuar fanellat e reja të Flamurtarit për sezonin e ardhshëm.
Ndryshim total nga e kaluara, kompania KAPPA ka marrë përsipër dizenjimin e një fanelle mjaft interesante, ku mbizotëron e zeza për ndeshjet shtëpiake dhe e kuqja për ndeshjen jashtë fushe.
Ndërkaq, bie në sy se fanellat e reja kanë të stampuar logon e re të Flamurtarit, që nuk u përdor sezonin e shkuar, edhe pse u konsiderua si zyrtare nga klubi kuqezi.
Mbetet për t’u parë kur do t’i zyrtarizojë klubi gjithë këto ndryshime, që me siguri do të ngjallin sërish diskutime.