Vera “e ftohtë” e Çanit, gjithmonë në kërkim të identitetit!

0

Sulmuesi ka disa vjet që nuk po gjen “habitatin” e tij. Gjithmonë me valixhe, kurrë me rrobebanjo

Për disa vera është mundësi për t’u relaksuar, për të lënë pas hallet dhe streset, për të kaluar kohë të bukur në plazhe, me familjarët apo të dashurit, por edhe për t’u freskuar e lexuar, ndoshta gazeta… Po, për atë, Edgar Çanin, vera është një “refren” i përvitshëm, ku duhet të kërkojë një skuadër pasi ose i ka mbaruar kontrata me atë që kishte vitin e shkuar, ose sepse ai klub ka probleme financiare, ose ka rënë në kategori. Kështu, ish-sulmuesi i Shqipërisë, edhe tani ka mbetur pa ekip.

Me Pizën i ka mbyllur llogaritë, ndërsa po sheh për në Serinë B, edhe pse në Serinë A askush s’është i interesuar. Një parabolë vërtet e shëmtuar ajo e tij, duke qenë se maksimumin e dha kur vishte fanellën e Polonia Varshavës dhe shënoi 13 gola, duke ndihmuar skuadrën jo pak. Më pas, vetëm disa paraqitje të mira sporadike, aq sa në Angli, te Lidsi e mbajnë mend për dështimin e tij, saqë transferimi i Ekubanit dhe Alioskit ka ngjallur shumë dyshime. Ndërkohë, në karrierën e tij deri tani, Çani ka veshur fanellën e Katanias, Barit, Askolit, Trevizos, Peskarës dhe Palermos.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.