Në minutën e 80-të grupimi “Tirona Fanatics” largohet nga stadiumi në shenjë demonstrative. Edhe pse gjatë gjithë kohës shënjestra e tyre mbetet presidenti i bardhebluve, në fund u zbulua inati i tyre. “Turpi i radhës nga pseudo-klubi që pati fatin të përfaqësojë emrin e një ekipi që, përveçse fushës stërvitore, bashkë, nuk i lidhte asnjë gjë tjetër! Sot “kf tirana” e “refIK halilit” bëri të pamundurën për të penguar mbarëvajtjen korrekte të tifozëve bardheblu, duke na shfaqur disa rregulla absurde që dhe “policia shtetit” do i kishte zili. Kjo e fundit si një vegël lehtësisht e komandueshme zbatonte me përpikmëri “rregullat” e sjella nga lart për të mos lejuar asnjë baner apo mesazh, për të dorëzuar çelësat apo dhe në fund të ndeshjes për të na diktuar rrugët e qytetit tonë, ku ne ishim të padëshirueshëm! Ne, jemi shumë të vetëdijshëm që këta skenarë janë të përgatitura nga “refIK halili” me bashkëpunimin e stafit të ngushtë të pseudo-klubit të tij. Ata janë po aq fajtor sa ai! Ne nuk ndalemi!
Në qoftë se “klubi”, vendos të shkruajë ndonjë nga ato pallavrat e zakonshme për t’u shfajësuar apo për të treguar sa të rëndësishëm janë tifozët për ta, biseda e mëposhtme me “securityn” e stadiumit na e shpjegon më së miri!”, shkruanin “Fanatics” në faqen e tyre të “Facebook”-ut.