Fanatics përjashtohen nga ndeshja e radhës, Naftëtarit i mbyllet stadiumi

Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ishte në Ballsh fundjavën e shkuar, por nuk do të jetë në Fier këtë fundjavë. Kjo për faktin se parullat e shpalosura në ndeshjen kundër Bylisit janë konsideruar fyese dhe tashmë Disiplina ka vendosur që Tirana të luajë në Fier pa tifozët e vet.

Ndërkaq, Naftëtari do ta luajë pa tifozë kundër Bylisit në fundjavë, për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Ka 5 ndeshje pezullim për dy boksierët e Tomori-Apolonia, Aristotel Koleci e Aldo Llambro, ndërsa pezullohet edhe sulmuesi i Turbinës, Ejo.

VENDIMET

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shpalosur parulla në ndeshjes kundër K.F “Bylis” të datës 18.02.2018, në bazë të nenit 66/2 dhe 66/3.a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së radhës kundër KF “Apollonia” pa pjesëmarrjen e grupit të tyre të spektatorëve.
  2. Lojtari i KF “Tomorri”,Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  3. Lojtari i KF “Apollonia”,Aldo Llambro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  4. Lojtari i KF “Turbina” Eyoh Effion Ekemini, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  5. Zyrtar i i K.F “Shkumbini”, Astrit Isai, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe mos respektim të Vendimit të Komisionit të Disiplinës, në bazë të nenit 49/2/a) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 (njëqindmijë) Lek gjobë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS gjoba të ekzekutohet në masën 50%. Në zbatim të nenit 20 të KDS Zyrtarit Astrit Isai i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  6. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.
  7. KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në mënyrë të përsëritur me fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/b) të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
  8. Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Florian Hidri, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  9. Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Andi Doku, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Domosdova”,Erjon Duka dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Erjon Duka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  11. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”,Ardian Xhibro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ardian Xhibro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *