“Fanatics” lajmërojnë bojkotin, Tirana mbetet vetëm në derbi

Në ndeshjet e fundit mes Tiranës dhe Partizanit, spektaklin e kanë dhuruar tifozët më shumë se ekipet në fushë. Duke qenë se skuadrat mendojnë më shumë për pikët, shpesh sfidat e mëdha kthehen në të mërzitshme, por kur bëhet fjala për derbin, nuk mund të konsiderohen kurrsesi të tilla, pasi ajo cçka tifozeritë dhurojnë në tribuna e bën që futbolli i luajtur të jetë në planin e dytë.

Gjithsesi, në ndeshjen e kësja të premteje nuk pritet ai spektakli i zakonshëm, kjo për faktin se tifozeria e Tiranë ka lajmëruar se nuk do të jetë në stadium për këtë takim. Mbështetësit bardheblu sulmojnë presidentin Halili, duke e lidhur këtë bojkot me faktin se ata nuk e pranojnë në asnjë mënyrë që të jenë udhëtues në shtëpinë e tyre.

Kujtojmë që tifozeria e Tiranës këtë herë do të jetë në sektorin H, ku gjithnjë ka qëndruar tifozeria mike, ndërsa në derbi ka qenë sektori i Guerrilsave. Kjo gjë duket se nuk është përtypur nga tifozët e Tiranës, të cilët kanë marrë masën drastike.

“Tifogrupi Tirona Fanatics nuk do të jetë prezent të premten në ndeshjen e radhës kundër pjellës së Beogradit!

Tifozët e Tironës kurrë nuk mund të jenë miq në shtëpinë e tyre, pavarësisht ccdo lloj situate.

Refik Halili bashkë me qiraxhinjtë e tij mund të vazhdojnë të luajnë “ E ka kush e ka” për vendet e stadiumit, ama intelekti i tifozëve bardheblu qëndron shumë shkalle lart tyre…

Tirona është më shumë se një ndeshje, 90 minuta apo një derbi artificial.

Tirona është më shumë se futboll!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *